Qepa e egër lufton shumë sëmundje - Bota Sot
Qepa e egër lufton shumë sëmundje

Mjekësi alternative

Qepa e egër lufton shumë sëmundje

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:08
Foto ilustruese

Qepa e egër rritet kryesisht në pyjet kënetore dhe rritet deri në 30 centimetra me ardhjen e pranverës.

Ajo ka gjethe pothuajse identike me zambakun dhe ka veti kuruese.

Gjethet e freskëta të saj janë të përsosura për pastrimin e organizmit, pasi djegin yndyrat dhe nxjerrin toksina nga gjaku, mëlçia, stomaku dhe zorrët, dhe përmbajnë 20 deri 50 mg të vitaminës C dhe karoten.

Ajo po ashtu ka veti antibakterial, antibiotik dhe antiseptik, si dhe ndikon në rregullimin e presionit të lartë të gjakut dhe lufton ngushtimin e enëve të gjakut, duke mbrojtur në këtë mënyrë kundër sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.

Është efektive në problemet me stomakun dhe zorrët, diarrenë, kapsllëkun dhe dhimbjet, dhe është gjithashtu e shkëlqyeshme për pastrimin e zorrëve.

Po ashtu është një pastrues i lëkurës, pastron veshkat, fshikëzën dhe përshpejtojnë urinimin.

Vera nga qepa e egër ndikon shkëlqyeshëm kundër kollitjes, sëmundjeve të mushkërive, si dhe probleme të frymëmarrjes.

Qepa e egër mund të përgatitet si spinaqi. Ju gjithashtu mund të përzieni me  hithra, dhe kombinohet shkëlqyeshëm me pulën e pjekur ose qengjin e ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...