Pastroni rrugët respiratore përmes këtij çaji magjik

Mjekësi alternative

Pastroni rrugët respiratore përmes këtij çaji magjik

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:15
Ilustrim

Sidomos në këtë periudhë ndodh të jeni me hundë të zëna, apo probleme të tjera që në afat të gjatë të çojnë në formimin e gricjes në fyt, duke mbyllur traktin respirator.

Lëngu i mjedrës me nenexhikun është një ilaç i shkëlqyer natyror për të luftuar fillimin e këtyre simptomave. Mjedra përdoret me shekuj në mjekësinë natyrore dhe është një aleat i fuqishëm i sistemit tonë të frymëmarrjes.

Kjo bimë është e pasur me saponina, komponime që kanë një fuqi ekstra natyrale dhe ndihmojnë në eliminimin e mukusit dhe gëlbazës në traktin e mushkërive.

Si përgatitet

Përbërësit: 350 ml ujë, 2, lugë mjedër, 1 lugë gjelle nenexhik të thatë dhe 2 lugë mjaltë.

Merrni një enë me ujë, pastaj shtoni gjethet e mjedrës dhe nenexhikun. Hiqni nga soba dhe prisni rreth 15 minuta para filtrimit dhe shtimit të mjaltit.

Ky ilaç i fuqishëm është super për trajtimin e mbingarkesës, astmës, alergjive dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat