Largoni dhimbjet e kokës me fara limoni - Bota Sot
Largoni dhimbjet e kokës me fara limoni

Mjekësi alternative

Largoni dhimbjet e kokës me fara limoni

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:38
Ilustrim

Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës e dinë që ato janë të këqija dhe shpesh i shpërqendrojnë. Migrena, e cila është një nga llojet e dhimbjeve të kokës, është një dhimbje që shkaktohet në njërën anë të kokës (ndonjëherë në të dyja).

Mund të shoqërohet me fotofobi, të përziera dhe vjellje. Stresi, nxehtësia e tepërt, qëndrimi për shumë orë pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës. Por lajmi i mirë është se ju nuk do të keni më nevojë për të helmuar veten, pasi këshilla për t’i dhënë fund dhimbjes është: përdorni vetëm fara limoni. Limoni është një frutë agrume, i pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla si kaliumi, i cili tashmë është i njohur për përfitimet e tij në gatim dhe estetikë.

Por ajo që shumë njerëz nuk dinë, është se ai gjithashtu ka vlera të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si dhimbje koke dhe migrenë. Kjo është për shkak se limoni ndihmon në bonifikimin e enëve të gjakut dhe trajton hipertensionin, i cili zakonisht lidhet me këtë lloj dhimbjeje.

Për më tepër, limoni përdoret për të kontrolluar bakteret, për të përmirësuar sistemin imunitar, për të promovuar tretjen dhe si një ekspektorant. Mund të thuhet se lëndët ushqyese që përmbajnë farat  e limonit janë të ngjashme me ato të frutave. Mënyra më e mirë është që të thërrmosh disa fara limoni dhe t’i konsumoni ato me një gotë ujë të ngrohtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...