Bimët që ju ndihmojnë për problemet me tretjen dhe frymëmarrjen - Bota Sot
Bimët që ju ndihmojnë për problemet me tretjen dhe frymëmarrjen

Mjekësi alternative

Bimët që ju ndihmojnë për problemet me tretjen dhe frymëmarrjen

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Këto bimë mund të gjenden fare lehtë në tregje fruta-perimesh por edhe në kopshtet e shtëpive tuaja. Përveç përdorimit të tyre në kuzhinë, këto bimë kanë dhe vlera të shkëlqyera shëndetësore. Ndaj mund t’i përdorni edhe për disa nga problemet më të përhapura të organizmit.

Borziloku

Ndihmon me problemet e tretjes

Duke qenë se borziloku përmban shumë vlera anti-spasmodike ai mund të përdoret për trajtimin e metabolizmit të dëmtuar. Gjithashtu borziloku përdoret si çaj për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.

Sherebela

Eliminon djersitjen e tepërt

Sherebela përmban një acid rosmarinik i cili shërben si një substancave me efekte anti-inflamatore. Disa studime, ku mbështetet dhe AgroWeb.org pohuan se konsumimi i sherebelës arrinte të ulte djersitjen deri me 50% vetëm në 2 orët e para të konsumimit.

Kopër

Eliminon radikalet e lira

Mund të quhet dhe vlera më e madhe që bima e koprës i jep organizmit tonë. Këtë ‘shërbim’ kopra e arrin përmes substancës monoterpenes, e cila arrin të eliminojë efektet kancerogjene të kimikateve të ndryshme.

Majdanozi

Rrit vitalitetin e zemrës

Nivelet e larta të acidit folik dhe vitaminave A dhe C arrijnë të balancojnë homokistinën në gjak. Diçka që është jetike për shëndetin e zemrës sonë.

Trumzë

Përforcon sistemin e frymëmarrjes

Kjo bimë e lashtë përmban thimol, që është një antiseptik shumë i fortë. NË shumë raste është parë që përdorimi i trumzës ndihmon sistemin e frymëmarrjes. Mjafton ta përgatisni porsi çaj dhe ta konsumoni me mjaltë për të lehtësuar simptomat e astmës dhe bronkitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...