Pastroni dhe eliminoni toksinat nga veshkat me këtë ilaç natyror

Mjekësi alternative

Pastroni dhe eliminoni toksinat nga veshkat me këtë ilaç natyror

Më: 25 maj 2019 Në ora: 06:38
Ilustrim

Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe veshkat kanë nevojë për pastrim në mënyrë që të largohen të gjitha toksinat e dëmshme për trupin. Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi.

Majdanozi është i pasur me antioksidues të fuqishëm, Beta karoten dhe vitaminë C,calcium, hekur dhe fosfor .

Lani në ujë të bollshëm një dorë me majdanoz (100 gr), prijeni hollë dhe bashkojeni me një litër ujë. Lëreni të ziejë për 20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet.

Kullojeni me kujdes dhe përbërjen hidheni në një shishe qelqi që duhet të rrijë gjithmonë në frigorifer. Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re se kripërat e tepërta dhe toksinat do të dalin nga trupi juaj me anë të urinës.

Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi. Kjo është arsyeja pse rekomandohet shumë për njerëzit që janë në dietë ose që vuajnë nga hipertensioni (tension i lartë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat