Ujë me patëllxhan dhe limon, ja çfarë ndodh me trupin tuaj - Bota Sot
Ujë me patëllxhan dhe limon, ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Mjekësi alternative

Ujë me patëllxhan dhe limon, ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:35
Ilustrim

Shumë njerëz zgjedhin të nisin ditën duke shtrydhur një kokërr limoni në një gotë me ujë të vakët. Ky zakon shumë i shëndetshëm jo vetëm që rizgjon organizmin, por edhe bën pastrimin e parë të tij falë elementëve të shumtë ushqyes që përmban.

Duke qenë se kemi hyrë në atë sezon të vitit, ku prodhimi i limonëve është më i ulët në krahasim me perimet e tjera ju mund ta zëvendësoni ose ta kombinoni me produkte të tjera. Patëllxhani është një prej tyre. Uji me limon dhe patëllxhan është një ndër lëngjet detoksikuese më të mira që mund të përdorni gjatë pranverës dhe në vijim.

Ul nivelin e kolesterolit: Patëllxhani dhe limon përmbajnë acid askorbik, njohur ndryshe si vitamina organike C që ul nivelin e lipideve në gjak dhe mbron venat dhe arteriet nga oksidimi.

Merrni dy patëllxhanë dhe ndajini në feta dhe më pas në kubikë. Futini në një enë qelqi me akull dhe lërini të pushojnë për pak. Më pas shtrydhni një kokërr limon. Fshini patëllxhanët me letër kuzhine dhe bashkojini me lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë të vakët. Pijeni këtë lëng 20 minuta para se të hani mëngjes.

Uji me limon dhe patëllxhanë jo vetëm që ju ndihmon të humbni peshë, po ushqen trupin tuaj me shumë ushqyes si minerale, fibra dhe vitamina të rëndësishme për trupin. Patëllxhani ka sasi të larta të vitaminës E, antikosidantë ku më e rëndësishme është antocianina, potasium, magnez dhe hekur.  Uji me patëllxhan dhe limon pastron dhe përmirëson funksionin e mëlçisë, mbron zemrën, kontrollon urinë dhe djeg kaloritë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...