Shpresa për kurimin e kancerit, hudhra mund të bllokojë shfaqjen e tij - Bota Sot
Shpresa për kurimin e kancerit, hudhra mund të bllokojë shfaqjen e tij

Mjekësi alternative

Shpresa për kurimin e kancerit, hudhra mund të bllokojë shfaqjen e tij

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Hudhra mund të kontribuojë në luftën kundër kancerit, sipas një grupi të studiuesve amerikanë nga Kolegji Albany i Farmacisë dhe Shkencave të Shëndetit të Universitetit të Albany. Fluori ndalon mpiksjen e gjakut dhe rrjedhimisht hudhra mund të ketë sukses në bllokimin e kancerit.

Zbulimi bazohet në faktin se këta shkencëtarë kanë kuptuar se duke zëvendësuar atomet e hidrogjenit me ato të fluoridit, të pranishme në ekstraktet e hudhrave, është e mundur të gjenerohen komponimet që janë në gjendje të bllokojnë rritjen e tumorit dhe formimin e mpiksjes së gjakut .

Një hap i mëtejshëm përpara, pra, në kërkimin e luftës kundër kancerit, është falë hudhrës që ka në vetvete antimikrobikë, antihipertensive, antioksidante, antiseptike dhe përfitime të tjera. Qëllimi është që të fillojë nga këtu për të zhvilluar ilaçe të reja, shumë më efektive në trajtimin e tumoreve, trombozës dhe sëmundjeve të tjera.

Nuk është një kurë, për të pohuar që hudhra mund të mundë kancerin, por falë hapave të ndërmarrë nga Profesorët Block e Mousa, dhe ekipi i tyre, i botuar në revistën shkencore "Molekulat", shpresa është ringjallur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...