Ju ndodh shpesh që, edhe pa e kuptuar, të digjeni nga dielli në plazh, gjë që është vërtetë tepër e rëndë.
Për të qetësuar dhimbjet, ju sugjerojmë që të përdorni disa produkte natyrale që të gjithë i keni në shtëpi.
Aloe Vera
Është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës.
Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta.
Qumësht
Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë.
Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.
Kamomil
Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lereni të ftohet.
Më pas lyeni trupin me të.