Ananas, limon dhe xhenxhefil, pija që djeg dhjamin e barkut - Bota Sot
Ananas, limon dhe xhenxhefil, pija që djeg dhjamin e barkut

Mjekësi alternative

Ananas, limon dhe xhenxhefil, pija që djeg dhjamin e barkut

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:46
Ilustrim

Pija me ananas, limon dhe xhenxhefil është një nga mënyrat më efektive për të detoksifikuar trupin dhe për të djegur dhjamin. Përbërësit e saj janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, të cilat janë themelore për shëndetin.

Është një recetë shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe plot përfitime, por që nuk mund të funksionojë nëse nuk shoqërohet me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.

Pija me ananas, limon dhe xhenxhefil lufton kapsllëkun, ul kolesterolin, eliminon mbajtjen e lëngjeve, rregullon presionin e gjakut, forcon imunitetin dhe nxit tretjen.

Përbërësit:

-70 gram ananas

-3 litra ujë

-Pak xhenxhefil

-2 limon.

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë pije, vendosni në ujë ananasin e prerë në copa, dy limon organik të prerë në feta dhe një copë xhenxhefil. Lëreni të pushojë për pak orë dhe pastaj piheni.

Sugjerohet që pija të përgatitet një herë në ditë dhe të konsumohet për 7 ditë rresht. Nëse është e mundur, përdorni vetëm përbërës organikë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...