Përzieni uthull, listerinë, ujë dhe jepini fund këtij problemi me këmbët - Bota Sot
Përzieni uthull, listerinë, ujë dhe jepini fund këtij problemi me këmbët

Mjekësi alternative

Përzieni uthull, listerinë, ujë dhe jepini fund këtij problemi me këmbët

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:07
Ilustrim

Edhe pse stinën e dimrit e kemi lënë pas, duket se disa problematika shëndetësore të krijuara që më herët vazhdojnë të na përndjekin edhe tani.

Një prej tyre është myku i thonjve, një infeksion që krijohet si pasojë e shumimit të baktereve fungale (kërpudhore) në sipërfaqen e jashtme të thonjve.

Mbathja e këpucëve të mbyllura dhe çorapeve e perkëson më tepër gjendjen, që është sa një problem shëndetësor edhe estetik. Për këtë arsye në vend të antibiotikëve, ne ju sjellim një trajtim shumë praktik me shpëlarësin e gojës listerine.

Listerina është një nga produktet më të përhapura në botë për kujdesin oral dhe shumë prej jush e përdorin shumë shpesh. Ajo ka në përmbajtjen e saj eukalipt, alkool dhe trumzë.

Këta tre përbërës kanë veti antiinflamatore dhe luftojnë infeksionin e mykut të thonjve. Në një enë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë gjelle listerine dhe dy lugë gjelle uthull molle.

Më pas zhysni këmbët brenda dhe lërini për 30 minuta duke i masazhuar me lëvizje rrethore herë pas here. Lërini të thahen. Ky trajtim praktik duhet përsëritur çdo ditë derisa të vini re ndryshimet e para.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...