Postimet ne Facebook ndihmojnë në gjetjen e problemeve shëndetësore

Mjekësi alternative

Postimet ne Facebook ndihmojnë në gjetjen e problemeve shëndetësore

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:13
Ilustrim

Postimet në Facebook po arrijnë t’u ndihmojnë njerëzve edhe në identifikimin e problemeve shëndetsore.

Postimet që i bëjnë njerëzit në Facebook mund të jenë më të dobishme në parashikimin e gjendjes shëndetësore, sesa informacionet tradicionale demografike, kjo nga një studim i ri.

Hulumtuesit e Universitetit Stony Brook dhe Universiteti i Pennsylvania për sistemin shëndetësor, kanë gjetur se gjuha të cilën e përdorin njerëzit në Facebook, mund të ju ndihmojnë mjekëve dhe klinikave të parashikojnë se a vuajnë nga sëmundje të ndryshme si depresioni dhe diabeti, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Ekipi i hulumtimit kanë përdoruar një përmbledhes automatikë të të dhenave për t’i grumbulluar dhe për të analizuar historinë e postimeve të Facebook-ut, pothuajse të 1000 pacientëve.

Pas marrjes dhe shqyrtimit të këtyre informatave mbi gjuhën e përdour në postimet e tyre dhe informatat demografike si gjinia dhe kosha, hulumtuesit ishin në gjendje ti identifikonin 21 gjendje shëndetësore, këto përfshinin gjendjen psiqike, ankthin dhe alkoolizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat