Pija natyrale që largon rrudhat dhe celulitin. Ja si ta përgatisni…

Mjekësi alternative

Pija natyrale që largon rrudhat dhe celulitin. Ja si ta përgatisni…

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Ju mund të keni vënë re influencuesit e Instagramit apo të shëndetit që flasin rreth ushqimit, kolagjenit dhe rëndësisë për praninë e kësaj proteine. Kjo për shkak se ka prova të mjaftueshme që lëkura jonë ruan elasticitetin dhe mbron kockat, nyjet dhe organet tona me ndihmën e kolagjenit.

Një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për të konsumuar kolagjenin është përmes peptideve të kolagjenit të hidrolizuar në formë pluhuri. (Kolagjen i hidrolizuar do të thotë që aminoacidet në kolagjen janë shkatërruar, duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj që ta tresë). Trupi juaj e dërgon kolagjenin në vendin ku ju keni nevojë më së shumti.

Përfitimet e kolagjenit:

-përmirëson elasticitetin e lëkurës;

-mbron kockat, nyjet dhe organet;

-ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e yndyrës.

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njeriut, por me kalimin e kohës organet tona e prodhojnë më pak këtë proteinë. Një prodhim i ulët i kolagjenit shkakton humbje të elasticitetit të lëkurës, gjë që më pas sjell rrudha, thatësi në lëkurë, varje të lëkurës.

Mos harroni, nuk ka ilaç magjik që do të ndalojë ose të ndryshojë plakjen e lëkurës. Megjithatë, studimet kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit mund të përmirësojë dukshëm pamjen e lëkurës duke rregulluar elasticitetin e saj në katër javë dhe duke zvogëluar rrudhat në tetë javë.

Kolagjeni gjithashtu luan rol edhe në shëndetin e përgjithshëm. Studimet kanë treguar se marrja e kësaj proteine në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e simptomave të osteoartritit dhe ndihmon në zbutjen e venave të fryra etj.

Gjithashtu studimet kanë treguar se kolagjeni ndihmon edhe në përmirësimin e shëndetit të tretjes, tek njerëzit që kanë sëmundje inflamatore të zorrëve si dhe përmirëson pamjen duke mos lejuar krijimin e celulitit tek gratë. Pluhuri i kolagjenit mund të shtohet në pije të nxehta dhe të ftohta.

Një recete e një pije me proteinë kolagjeni

Përbërësit:

-1 lugë kafe pluhur kolagjeni;

-1 banane e ngrirë e vogël;

-1 filxhan qumësht bajame pa sheqer;

-1 lugë e vogël gjalpë bajame;

-1/2 filxhan kos;

-4 kube akulli.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një blender me shpejtësi të lartë derisa të formohet një lëng, i cili është gati për t’u konsumuar.

Dozimi: Konsumoni 1/2 deri 1 lugë të vogël pluhur kolagjeni në ditë dhe rezultatet do t’i shihni pas katër deri në gjashtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat