Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer - Bota Sot
Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer

Mjekësi alternative

Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Nëse Vitamina D merret për të paktën tri vjet mund të ndihmojë pacientët që kanë kancer të jetojnë më gjatë, këtë e kanë zbuluar doktorët e Universitetit Michigan.

Në SHBA, kanceri është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjes, sipas Qendrave për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

“Vitamina D ka efekt të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes mes atyre që janë të diagnostikuar me kancer, por faktikisht nuk ka treguar ndonjë dëshmi se mund të na ndihmoj ta parandalojmë kancerin”, ka treguar Tarek Haykal, udhëheqësi i këtij studimi.

Megjithëse këto zbulime premtojnë shumë, Haykal ka theksuar se sasia e saktë e vitaminës që duhet përdorur dhe se çfarë nivele nevojiten në gjak është ende e panjohur.

Ai gjithashtu ka thënë se është e paqartë se sa e rritë jetëgjatësinë vitamina D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...