4 probleme të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet - Bota Sot
4 probleme të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

Mjekësi alternative

4 probleme të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Bananet janë një burim i mirë i sheqerit dhe një sërë mineralesh si potasi, magnezi, hekuri dhe beta-karotene. Përmbajnë edhe një sërë vitaminash si ato të grupit B, acid folik, vitaminë, C, E dhe fibra.

Bananet janë të pasura edhe me karbohidrate, të cilat janë të domosdoshme për ti dhënë trupit energji. Ndaj më poshtë sjellim pesë probleme të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet.

Tensioni i lartë– Kur një person konsumon shumë ushqime të kripura apo me kalori, priret që të ketë tension të lartë dhe mungesë potasi. Për këtë arsye duke konsumuar banane, e cila është e pasur me potas, do të nisni të ndiheni mirë dhe tensioni do të kthehet në një nivel normal. Bananet kundër depresionit– Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni, garantojnë se ndihen shumë më mirë pasi kanë konsumuar banane. Kjo pasi banania përmban triptofan një aminoacid thelbësor, për përmirësimin e humorit.

Kapsllëku-Bananet janë ndër ushqimet më të këshilluara për të përmirësuar tretjen. Në sajë të përmbajtjes së pektinës, një fibër ushqimore e cila përshpejton tretjen dhe eliminimin e toksinave, banania është ideale për luftimin e këtij problemi.

Sindroma premenstruale– Duke qenë të pasura me vitaminë B6, bananet kanë një efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak. Vitaminat e grupit B, kontribuojnë në reduktimin e simptomave të sindromës premenstuale, të cilat prekin shumë femra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...