Karakteristikat terapeutike të rrushit - Bota Sot
Karakteristikat terapeutike të rrushit

Mjekësi alternative

Karakteristikat terapeutike të rrushit

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 10:00
Ilustrim

Është padyshim ndër frutat më të vlerësuara dhe më të pëlqyera në tryezat tona dhe është gjithashtu ndër më të mirët për shëndetin: në këtë artikull renditim vetitë kryesore terapeutike të rrushit. Rrushi është i pasur me vitamina (A, C, E, grupi B) dhe minerale (kalium, fosfor, magnez, kalcium, natrium, hekur, zink dhe selen). Rrushi është 80% ujë, 15% karbohidrate dhe shumë pak yndyrë, gjithashtu përmban proteina dhe fibra dietike.

Hipertension. Falë përmbajtjes së kaliumit, rrushi është shumë i dobishëm në rregullimin e presionit të gjakut dhe parandalimin e hipertensionit.

Kapsllëk. Konsumimi i ushqimeve të pasura me ujë dhe fibra është thelbësor për mbajtjen e një tranziti të rregullt të zorrëve. Rrushi i përmban të dy, kjo është arsyeja pse është një ushqim efektiv kundër kapsllëkut.

Antioksidant. Rrushi ka veti antioksiduese shumë të fuqishme dhe ndihmon në luftimin e plakjes së parakohshme të shkaktuar nga radikalët e lirë. Resveratrol është përbërësi përgjegjës për këtë përfitim dhe gjendet tek rrushi i kuq.

Osteoporoza. Përmbajtja e borit e bën rrushin një aleat të shkëlqyeshëm në parandalimin e osteoporozës, veçanërisht në mesin e grave shtatzëna dhe menopauzale.

Zemra. Polifenolet e rrushit zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke parandaluar akumulimin e pllakave në arteriet dhe rregullimin e presionit të gjakut përmes mekanizmave anti-inflamatore.

Diuretik. Duke qenë i pasur me pektinë, rrushi ka veti diuretike dhe na ndihmon të largojmë lëngjet e tepërta, toksinat dhe acidin urik.

Energjik. Rrushi është një burim i pasur i sheqernave dhe karbohidrateve, të cilat japin një dozë shtese të energjisë gjatë gjithë ditës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...