Me të ftohtin vjen dhe gripi, një zgjidhje natyrale për parandalimin e tij

Mjekësi alternative

Me të ftohtin vjen dhe gripi, një zgjidhje natyrale për parandalimin e tij

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Me afrimin e stinës së ftohtë, disa qytetarë bëjnë vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur. Megjithatë ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin.

Është një frut dhe lëngu i tij që ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer. Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Në treg mund të gjeni shtrydhëse shege, por edhe nëse e konsumoni me kokrra, përfitimet do të jenë njësoj.

Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është një mbretëreshë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat