Probleme me strijat? Provoni këto tre mënyra natyrale

Mjekësi alternative

Probleme me strijat? Provoni këto tre mënyra natyrale

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:59
Ilustrim

Shenjat e tendosjes së lëkurës apo thënë ndryshe strijave zakonisht lidhen me shtatzëninë, por ato mund të zhvillohen edhe në situata të ndryshme si shtimi ose ulja e peshës, ose nëse një person përjeton një çekuilibër hormonal ose sëmundje të caktuara.

Këto shenja nuk kanë të ngjarë të zhduken plotësisht vetë. Megjithatë, ka disa mënyra natyrale për t’i bërë ato të zbehen më shpejt. Në vend që të shpenzoni shumë para në kremra të shtrenjta anti-strija, provoni këto metoda që janë përgatitur nga natyra për lëkurën tuaj!

Pini shumë ujë

Është kaq e rëndësishme që të jeni të hidratuar! Nëse pini ujë mjaftueshëm, lëkura juaj mbetet e butë dhe më elastike. Uji e mban lëkurën tuaj të hidratuar, ndërsa lëkura e thatë priret të jetë me më shumë strija. Studimet tregojnë se është e rëndësishme të pini rreth 8-9 gota ujë në ditë.

Skrab me sheqer

Sheqeri në mënyrë efektive heq qelizat e vdekura të lëkurës që mbeten rreth shenjave të strijave. Skrabi gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut dhe përshpejton procesin e shërimit.

Provo të bardhën e vezëve

E bardha e vezëve përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet. Kolagjeni, i cili është gjithashtu i pranishëm në të bardhat e vezëve, do të ndihmojë lëkurën tuaj të bëhet më elastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat