Pse duhet të hani çdo ditë nga tre kokrra arrë - Bota Sot
Pse duhet të hani çdo ditë nga tre kokrra arrë

Mjekësi alternative

Pse duhet të hani çdo ditë nga tre kokrra arrë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Arrat janë një prej frutave të thata më të shëndetshme, të pasura me një sërë elementësh ushqyes. Përmbajnë proteina dhe karbohidrate të thjeshta, janë të pasura me fibra dhe kripëra minerale, si kalciumi, hekuri, fosfori dhe potasi.

Nëse i konsumojmë çdo ditë, arrat janë në gjendje që të mbajnë nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe të reduktojnë rreziqet kardiovaskulare. Ndër të tjera reduktojnë rrezikun e prekjes nga tumori si dhe mbajnë të ulët tensionin, duke u cilësuar si një zgjidhje natyrale e rëndësishme në rast hipertensioni.

E rëndësishme është që të mos teprohet me sasinë, pasi bëhet fjalë për një frut me shumë kalori, pasi numëron 650 kalori në 100 gramë. Mjaftojnë tre kokrra arrë në ditë për tu konsumuar me sallatra, në mëngjes apo me kos, për të përmbushur nevojën ditore që ka trupi ynë.

Arrat përmbajnë gjithashtu një sasi të konsiderueshme të yndyrave të mira, kryesisht Omega 3 dhe Omega 6, acide yndyrore të rëndësishme për funksionimin e aparatit tonë kardiovaskular. Janë të pasura edhe me vitamina A, E, B1, B2, acid folik dhe fibra, si dhe nga një sasi e konsiderueshme antioksidantësh, të cilët janë në gjendje që të mbajnë nën kontroll radikalet e lira.

Konsumi i arrave është shumë i rëndësishëm për të luftuar stresin, për të mbajtur lëkurën dhe trurin e ri dhe për të luftuar Alzheimer.

Kush është i prekur nga diabeti i tipit 2, mund ti fusë rregullisht në dietën e tij, pasi rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Ndër të tjera arrat përmbajnë melatoninë, e cila është shumë e rëndësishme për të fjetur mirë gjatë natës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat