Bima e cila forcon potencën…

Mjekësi alternative

Bima e cila forcon potencën…

Më: 9 janar 2020 Në ora: 07:26
Ilustrim

Bima Heraklea (Heracleum sphondylium) bën mrekulli për trupin. Është në listën e afrodiziakëve më të mirë natyrorë, shëron impotencën seksuale të shkaktuar nga stresi dhe lodhja.

Heraklea është bimë e cila rritet kryesisht në zonat malore. Ajo është emëruar sipas formës së gjethes që ngjan më shputën e ariut. Kjo bimë lulëzon në livadhe me lagështi, pranë lumenjve, rrugëve, afër pyjeve. Është jashtëzakonisht efektive por edhe pse rritet në Evropë dhe Azi rreth saj ka njohuri të pakta. Për shkak të fuqisë që manifeston në trajtim identifikohet me Herkulin, prandaj edhe emri latin i është dhënë sipas heroit grek.

Gjethet kanë aromë të selinos, prandaj janë erëza të shkëlqyera për sallata dhe supa. Bima përmban argininë, glutaminë, glakten, araben, holinë, sterol, proteina, yndyrna, karbohidrate, vitaminë C dhe karotin, ndërsa vlera ushqyese e saj është vetëm 50 kalori. Kërcelli i gjethes i qëruar mund të përdoret në formën e turshivë për dimër.

Kërcelli mund të rritet deri në një metër, ka një shije të hidhur dhe me erë të ngjashme me karrotat. Frytet përmbajnë me bollëk vajëra eterike dhe mund të përdoren si erëza në supa dhe gjellëra të tjera, në bukë dhe brumëra të tjera. Për gjellë përdoret edhe rrënja, e cila është e pasur me amidon dhe sheqer që u hidhet supave.

Për qëllime mjekësore përdoret rrënja dhe pjesa e sipërme mbi tokë e bimës, e cila mblidhet verës ndërsa lulëzon. Sipas pamjes së lules, lehtësisht mund të përzihet me angjelikën, kështu që duhet kushtuar kujdes në gjethe.

Çaji nga gjethet është jashtëzakonisht efektiv në trajtimin e prostatës dhe problemeve të tjera të traktit urogjenital. Krahasuar me çajërat e tjerë ndryshon shumë meqë forcon shumë potencën duke e vendosur atë në pozitën udhëheqëse të “çajërave mashkullore”. Kthen potencën e dobësuar për shkak të nervozizmit apo lodhjes momentale apo të krejt organizmit. Kjo shputë e ariut është zyrtarisht një nga afrodiziakët më të mirë.

Studimet klinike kanë konfirmuar se çaji stimulon oreksin te fëmijët dhe të rriturit, rregullon tretjen, ul presionin e gjakut. Tek hipertensioni vepron gradualisht dhe gjatë, pa cenuar muskulin e zemrës. Gjithashtu, zgjeron enët periferike të gjakut, nxit eliminimin e lëngjeve nga trupi, duke ulur urenë në gjak. Si një ilaç popullorë rekomandohet për diarrenë që shoqërohet me dhimbje barku dhe rrufën e zorrëve. Pecetat me rrënjë të imtësuara mund të të vendosen në ulçerat në lëkurë dhe vendet e pickimit të insekteve. rrënja rekomandohet edhe për trajtimin e epilepsisë.

Çajërat

Epilepsia

12 lugë të vogla të rrënjës së grimcuar të heraklesë qiten në 4 dl ujë të vakët dhe i leni të qëndrojnë për tetë orë. Çajin pinjeni në gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës.

Për impotencë

Në 2 dl ujë të vluar hidhni një lugë gjelle me fletët e bimës, mbulojeni dhe le të qëndrojë për 30 minuta. Pastaj kullojeni dhe pini çajin pa sheqer tri herë në ditë nga 2 dl para ushqimit.

Për tretje më të mirë

Një lugë gjelle të krejt bimës e ulni me 2.5 dl ujë të vluar dhe le të qëndrojë pesë minuta. Shtrydheni dhe pini një filxhan çaj dy herë në ditë pas ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat