6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër

Mjekësi alternative

6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër

Më: 10 janar 2020 Në ora: 07:33
Ilustrim

Ulja e temperaturave gjatë stinës së dimrit mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të tensionit të gjakut. Arsyeja kryesore ka të bëjë me mungesën e aktivitetit fizik në dimër, konsumit të lartë të kripës dhe ngushtimit të enëve të gjakut për shkak të temperaturës së ulët. Trupi kufizon qarkullimin e gjakut për të ruajtur temperaturën e brendshme e kësisoj tensioni i gjakut rritet.

6 Këshilla Si Të Ulni Tensionin e Lartë Të Gjakut Në Dimër

Ekspertët e kanë përpiluar gjashtë këshilla praktike se si të mbani nën kontroll dhe të ulni tensionin e gjakut në stinën e dimrit. Minimizoni qëndrimin në ambiente të jashtme për të pakësuar ndryshimet e befta në barrën e punës për zemrën. Shmangni lodhjen dhe ngritjen e peshave të rënda. Vishuni trashë për të ruajtur temperaturën e brendshme.

Mbani gjithmonë shall dhe doreza për të minimizuar ekspozimin e lëkurës ndaj temperaturës së jashtme. Shmangni alkolin dhe kafeinën të cilat shterojnë nxehtësinë e brendshme të trupit. Kujdesuni që të hani shëndetshëm dhe të kufizoni konsumin e kripës.

Ushqimet Ideale që Ulin Tensionin e Gjakut

AgroWeb ju sugjeron ushqimet e mëposhtme, të cilat janë efikasë në uljen e tensionit të gjakut:

Boronicat dhe Frutat e Pyllit

Një racion me boronica në javë ul rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut. Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedra kanë pak kalori dhe janë të pasura me antioksidantë dhe fibër. Të treja ulin tensionin e gjakut dhe japin një dozë të shëndetshme të vitaminës C dhe kaliumit.

Drithërat e Plota

Një pjatë me drithëra të plotë me fibra siç janë: tërshëra, bollguri, thekra, krundet e grurit ulin rrezikun e tensionit të lartë. Studiuesit e Universitetit të Harvardit thonë se konsumi i drithërave në 12 javë nxit përgjysmimin e sasisë së medikamenteve kundër hipertensionit. Konsumoni një filxhan me drithëra në ditë, ose të paktën një herë në dy ditë.

Panxhari i kuq

Panxhari është i pasur me substanca nitrat që i bën mirë zemrës. Studimet thonë se nitrati tek panxhari ka të njëjtin efekt si tabletat farmaceutike të cilat ulin dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Çokollata e zezë
Revista Amerikane e Mjekësisë thotë që nëse konsumoni 14 gramë çokollatë të zezë ( me përmbajtje prej 60% – 80% kakao ) në ditë mund të ulni tensionin e gjakut. Çokollata e zezë është e pasur me flavonoidë që zgjerojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale.

Spinaqi

Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme por edhe eliminojnë kripën e tepërt që është përgjegjëse për tensionin e lartë.

Peshku

Peshqit janë të pasur me Omega-3 plot vlera për shëndetin kardiovaskular. Ato ulin rrezikun e tensionit të gjakut dhe atakut në zemër. Peshqit më të miër janë: salmoni i egër, trofta, skumbrina, toni, merluci dhe harenga. Studiuesit rekomandojnë dy racione me peshk në javë.

Brokoli

Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitaminë C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Një gjysëm filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut.

Lulerradhiqja

Lulerradhiqja nxit eliminimin e kripës nga organizmi nëpërmjet urinës. Lulerradhiqja është e pasur me magnez që zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe largon trysninë nga zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat