Përfitimet që merr shëndeti nëse konsumoni rregullisht çaj jeshil

Mjekësi alternative

Përfitimet që merr shëndeti nëse konsumoni rregullisht çaj jeshil

Më: 14 janar 2020 Në ora: 20:14
Ilustrim

Pirja e çajit jeshil tre herë në javë mund të bëjë që ju të jetoni më gjatë. Gjithashtu zvogëlon rrezikun për të pasur një sulm në zemër ose goditje në tru, sipas një studimi të fundit.

Antioksidantët që gjenden në këtë pije ndihmojnë për të mbrojtur zemrën dhe për t’i mbajtur njerëzit më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Në studim u morën më shumë se 100.000 njerëz në Kinë dhe zbuluan se personat që pinin rregullisht çaj jetojnë mesatarisht, 1.26 vjet më shumë se njerëzit që nuk pinin çaj.

Gjithashtu priren të preken nga sëmundja e zemrës 1.4 vjet më vonë sesa ata që nuk pinë çaj. Në çajin e zi nuk u vërejt ky efekt, ndaj shkencëtaret thonë se “magjia” ndodh vetëm me çajin jeshil. Ekspertët thonë se studimi nuk është aq i fortë sa njerëzit të kalojnë kohën duke pirë çaj jeshil me shpresën për një shëndet më të mirë.

Një studim i Akademisë së Shkencave Mjekësore Kineze në Pekin monitoroi shëndetin e 100.902 personave që nuk kishin pasur kurrë kancer, sulm në zemër ose goditje në tru. Ata kontrolluan shëndetin e tyre për rreth shtatë vjet dhe regjistruan se sa shpesh pinin çaj. Studimi nuk mori në shqyrtim në mënyrë specifike vetëm çajin jeshil, por vetëm 8 % e njerëzve në eksperiment pinin çaj të zi dhe nuk kishin përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ndërkohë çaji jeshil zvogëlon rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës ose goditje në tru me rreth 25%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat