Zbulim i madh mjekësor për virusin, rezultatet mund të çojnë në ndalim të epidemisë

Mjekësi alternative

Zbulim i madh mjekësor për virusin, rezultatet mund të çojnë në ndalim të epidemisë

Më: 1 mars 2020 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

U rindërtua mutacioni gjenetik që transformoi koronavirusin e kafshëve në një virus njerëzor, domethënë, i përshtatur për organizmin human, dhe në gjendje që ta godasë.

Praktikisht, identifikimi i strukturës specifike do të mundësojë zhvillimin e një vaksine, ose gjetjen e medikamenteve ekzistues të aftë për çaktivizuar virusin.

Rezultati, i publikuar në “Journal of Clinic Virology”, mban vulën italiane dhe meritat i shkojnë grupit të statistikave mjekësore dhe epidemiologjike molekulare të universitetit biomjekësor “Campus”, në Romë.

Italia ka qenë ndër vendet e para në botë që është angazhuar në punë laboratorike për të gjetur një medikament të mundshëm për të parandaluar virusin që po bën namin në botë dhe aktualisht ka izoluar origjinën e epidemisë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat