Dobitë nga konsumimi i thanave - Bota Sot
Dobitë nga konsumimi i thanave

Mjekësi alternative

Dobitë nga konsumimi i thanave

Më: 3 mars 2020 Në ora: 16:52
Ilustrim

Thanat janë një burim i të gjitha aminoacideve të domosdoshme dhe çuditërisht i mirë i proteinave për një frutë kaq të vogël.

Ato janë të pasura me antioksidues, veçanërisht karotenoide, siç janë beta-karoteni dhe zeaxanthin.

Zeaxanthin mbron retinën dhe zvogëlon rrezikun nga degjenerimit makular, një shkak kryesor i verbërisë te personat mbi 65-vjeç.

Një studim i vitit 2018, botuar në revistën shkencore ‘Molecular Medicine Reports’, vërteton se shtojcat nga thanat në dietën e minjve laboratorikë kanë ndihmuar te sindroma e syrit të thatë, duke rritur vëllimin e lotëve dhe riparuar qelizat e dëmtuara të syrit.

Mjekësia kineze ka një traditë të gjatë në përdorimin e thanës, pasi që ajo mbron mëlçinë, përmirëson qarkullimin e gjakut, shikimin, dëmtimin e lëkurës nga rrezatimi UV, si dhe rrit imunitetin dhe pjellorinë.

Thanat po ashtu përmbajnë një sasi më të madhe të fibrave dietike që stimulojnë muskulin e zorrëve dhe përmirësojnë tretjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat