Erëza që ndihmon humbjen e shpejtë të kileve dhe uljen e kolesterolit - Bota Sot
Erëza që ndihmon humbjen e shpejtë të kileve dhe uljen e kolesterolit

Mjekësi alternative

Erëza që ndihmon humbjen e shpejtë të kileve dhe uljen e kolesterolit

Më: 3 mars 2020 Në ora: 17:44
Ilustrim

Qimnoni, i cili është përdorur historikisht si erëz, ndihmon në shkrirjen e peshës dhe uljen e kolesterolit.

Kolegji mjekësor iranian ‘Shahid Sadoughi” për tre muaj ka hulumtuar procesin e humbjes së peshës së 88 grave të ndara në dy grupe.

Një grup merrte çdo ditë një lugë qimnon me një gotë kos dhe ai arriti rezultate më të mira.

Grupi gjithashtu kishte një përqindje më të vogël të indit dhjamor, rreth 14.64 për qind, gjë që tregon se kjo erëz ka veti që ndihmojnë në shkrirjen e qelizave yndyrore.

Grupi i marrjes së qimnonit pati rezultate të mahnitshme edhe për uljen e kolesterolit.

Qimnoni është i pasur me fitosterol, një substancë që pengon thithjen e kolesterolit në trup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat