Jep rezultate të mira medikamenti antiartrit, ka pacientë që janë përmirësuar - ja se çfarë kërkojnë mjekët

Mjekësi alternative

Jep rezultate të mira medikamenti antiartrit, ka pacientë që janë përmirësuar - ja se çfarë kërkojnë mjekët

Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Dy pacientë në gjendje të rëndë në Itali janë trajtuar me “Tocilizumab” dhe kanë pasur përmirësime ndaj pulmonitit të shkaktuar nga Covid-19. Gjatë 24 orëve kanë pasur përmirësime dhe njëri prej tyre nuk do të mbahet me respirator.

Onkologu italian Paoli Acierto, i spitalit “Pascale” në Napoli, kërkoi një protokoll kombëtar për ta shtrirë trajtimin me “Tocilizumab”.

Edhe dy persona të tjerë kanë marrë të njëjtin trajtim dhe spitali në Napoli do të trajtojë edhe dy pacientë të tjerë. “Të sëmurë të tjerë kanë marrë terapinë edhe në qendra të tjera në Bergamo, Fano e Milano”, tha Acierto.

“Kemi vendosur një urë të kërkimit me kolegët kinezë, të cilët kishin parë një përmirësim të të sëmurëve nëpërmjet këtij trajtimi”, -shpjegoi Gerardi Botti, drejtori i spitalit “Pascale”. “Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar do të mundësojë të ngritur në këmbë armë efikase kundër Covid-19. Rezultatet pozitive të “Tocilizumab” duhet të vlerësohen dhe për këtë nevojitet një studim i përqendruar kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat