Kjo pije është një ilaç i pazëvendësueshëm natyral, forcon imunitetin tuaj - Bota Sot
Kjo pije është një ilaç i pazëvendësueshëm natyral, forcon imunitetin tuaj

Mjekësi alternative

Kjo pije është një ilaç i pazëvendësueshëm natyral, forcon imunitetin tuaj

Më: 12 prill 2020 Në ora: 10:47
Ilustrim

Ne po ju sjellim një recetë të freskët me portokall, karrotë dhe xhinxher për ju. Kjo pije magjike forcon imunitetin dhe e mban trupin tuaj shumë në formë.  Bashkimi i këtyre 3 përbërësve është një burim i madh i vitaminës C dhe A.

Ky lëng përmban dhe folat ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.

Gjatë përiudhës së dimrit, ku janë nëpër këmbë viroza të shumta, ky lëng është një ilaç natyral i pazëvendësueshëm.

Receta e lëngut magjik

Përbërësit:

7 portokall

4 karrota

2 copa xhinxher

Udhëzime:

Pritini portokallet dhe karotat dhe hidhini në blender, hiqni lëkurën e xhinxherit dhe grijeni edhe atë në bleder. Pasi ta kini lënë rreth një minuta në blender, kullojeni atë me një sitë shumë të imët dhe më pas futeni në frigorifer të ftohet.

Kur të jetë ftohu mund ta konsumoni sipas dëshirës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat