Mjaltë dhe kanellë, një kombinim i jashtëzakonshëm për të jetuar më mirë

Mjekësi alternative

Mjaltë dhe kanellë, një kombinim i jashtëzakonshëm për të jetuar më mirë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 10:16
Ilustrim

Është vërtetuar shkencërisht se dy janë faktorët themelorë që ndikojnë mirëqenien e trupit: aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm. Dhe duke zbatuar fjalën e urtë latine ‘Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë’, asnjëherë nuk duhet mbyllur dita pa të paktën gjysmë ore aktivitet fizik.

Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor për tu ndier mirë

Trupi ynë është një makinë e përsosur, por si i tillë ai ka nevojë për benzinë dhe mirëmbajtje. Benzina jepet nga cilësia e ushqimit që konsumojmë. Mirëmbajtja, nga ana tjetër, i atribuohet mirëqenies së sjellë nga sporti dhe lëvizja. Dietologët dhe mjekët sportivë pajtohen me faktin se përveç ushqimit tradicional, infuzionet dhe përgatitjet me produkte natyrore janë gjithnjë e më të rëndësishme.

Mjalti dhe kanella një kombinim i jashtëzakonshëm për të jetuar më mirë

Mjalti është ëmbëltuesi më i vjetër dhe më i shëndetshëm në histori. Është produkt natyror i bletëve, por edhe produkti i një prej cikleve më të plota fiziologjike: nga lulja në tryezë. Mjalti ishte një përbërës bazë në tryezat e antikitetit, kur sheqeri nuk njihej ende. Gjithmonë është përdorur si një ilaç natyral për parandalimin dhe trajtimin e shumë infeksioneve: para së gjithash dhimbjet e fytit, bronkit, kollitje. Kanella është një pemë me gjelbërim të përhershëm që gjendet në Azi, dhe veçanërisht në Sri Lanka. Është importuar në Evropë nga Britanikët, fillimisht si erëz ushqimore, pastaj edhe si ilaç për ftohjen dhe cilësitë e tij afrodiziake.

Kombinimi i mjaltit dhe kanellës për parandalimin dhe kurimin

Konsumimi i të paktën dy herë në javë i një çaji bimor me këta dy përbërës do të sjellë një sërë përfitimesh të rëndësishme. Para së gjithash një gjumë të mirë dhe qetësinë e aktiviteteve të trurit gjatë natës. Rekomandohet veçanërisht për ata persona që punojnë në pjesën më të madhe të ditës dhe i nënshtrohen stresit dhe ankthit. Vetëm mjalti parandalon shfaqjen e kollës, gripit dhe ftohjes.

Të dy së bashku ndikojnë në uljen e niveleve të kolesterolit që krijohet në muret arteriale. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe të gjithë sistemit kardiovaskular. Një çaj bimor në ditë ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Kombinimi i mjaltit me kanellë bën mirë edhe për metabolizmin për dy arsye. E para është përgatitja e organeve për veprimin tretës dhe e dyta është që redukton të ashtuquajturën uri nervore.

Kundër mushkonjave dhe plagëve

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është që me mjaltë dhe kanellë mund të krijoni një shtresë mbrojtëse kundër mikrobeve të lëkurës. Gjithashtu kombinimi i tyre lehtëson kruajtjet e lëkurës pas pickimit nga mushkonjat dhe insektet. Në të njëjtën kohë ata veprojnë si qetësues për puçrrat dhe plagët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat