Vlerat dhe përdorimet e thanës në mjekësinë popullore - Bota Sot
Vlerat dhe përdorimet e thanës në mjekësinë popullore

Mjekësi alternative

Vlerat dhe përdorimet e thanës në mjekësinë popullore

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:39
Foto

Krahas shijes së tyre, thanat janë ndër frutat medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë vlerave të tyre për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin. Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

Dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin:

Kura me 15 kokrra të freskëta thana
Thanat kanë sezon të shkurtë andaj përfitoni sa më shumë prej tyre. Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me lëngun e thanave
Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni)
Pas larjes vendosni thanat në një tenxhere bashkë me ujë dhe lërini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas ndaleni temperaturën dhe përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe me kapak të mbyllur lërini të ftohen; kulloni lëngun, vendoseni në shishe qelqi të pastruar mirë dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan të kafes me lëng thane herët në mëngjes, çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime tjera mjekësore të thanës
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësira karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat