Ushqimi organik zvogëlon me 86% rrezikun e kancerit

Mjekësi alternative

Ushqimi organik zvogëlon me 86% rrezikun e kancerit

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Konsumimi i ushqimit organik, pa pesticide mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit deri në 86%, thotë një studim i ri. Ndikimi më i madh u pa në uljen e rrezikut të prekjes nga limfoma jo-Hodgkin (kancer gjaku) tek ata që shmangën produktet me kimikate, sipas studimit ku morën pjesë rreth 70.000 të rritur francezë.

Në përgjithësi, konsumatorët organikë kishin 25% më pak gjasa për të zhvilluar ndonjë kancer dhe rreziqet e tyre për kancerin e lëkurës dhe të gjirit ranë me një të tretën. Studiuesit gjetën se përfitimi shëndetësor ishte shumë më i madh tek njerëzit e shëndoshë.

“Rezultatet tona tregojnë se konsumi i lartë i ushqimit organik lidhet me një reduktim të rrezikut të kancerit të përgjithshëm”, tha autorja kryesore e studimit, Julia Baudry e Qendrës së Kërkimeve në Epidemiologjinë dhe Statistikat në Sorbonë, Paris.

Ajo shpjegoi se gjatë studimit u vërejtën rreziqe të reduktuara për lloje specifike të kancerit, si kanceri i gjirit i postmenopauzës, limfoma jo-Hodgkin dhe të gjitha limfomatet – tek individët me frekuencë më të lartë të konsumit të ushqimit organik. Sipas saj promovimi i konsumit të ushqimit organik në popullatën e përgjithshme mund të jetë një strategji parandaluese kundër kancerit.

Standardet e ushqimit organik nuk lejojnë përdorimin e plehrave sintetike, pesticideve dhe organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe kufizojnë përdorimin e medikamenteve veterinare. Edhe raporti i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore zbuloi se pothuajse gjysma (44 %) e ushqimit standard përmban një ose më shumë kimikate, krahasuar me vetëm 6.5% të ushqimit organik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat