Pijet më të mira për diabetikët: Kështu ulet niveli i glukozës në gjak!

Mjekësi alternative

Pijet më të mira për diabetikët: Kështu ulet niveli i glukozës në gjak!

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Niveli i ngritur i glukozës në gjak apo hiperglikemia është çrregullim në organizëm, i cili shfaqet më së shpeshti për shkak të diabetit, por edhe pas stresit, për shkak të gjenetikës, çrregullimit të metabolizmit, paushqyeshmëria, mundimeve kronike dhe tepër të mëdha apo pas marrjes së ilaçeve të caktuara

Sasia e ngritur e sheqerit në gjak çon deri në diabet dhe në komplikime të tij. Veç kësaj, mund të shkaktojë çrregullime në mëlçi dhe në sistemin urogjenital, shkakton çrregullime metabolike, sëmundje të lëkurës, zhvillim të kataraktit dhe patologji të zemrës.

Diabeti është nga të paktat sëmundje që arrin të prekë e të dëmtojë heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim.

Për t’u caktuar diagnoza, është e nevojshme të merret mostra e gjakut. Kjo analizë merret ekskluzivisht kur e keni lukthin të zbrazët, mirëpo më mirë është që dy ditë të mos pini alkool dhe të mos hani shumë karbohidrate, në mënyrë që rezultati të jetë i besueshëm.

Niveli i shëndetshëm i glukozës është nga 3,6 – 6,1 njësi. Shifrat mbi këtë normë mund të tregojnë diabetin, mirëpo kur kalojnë 11,1 njësi, atëherë mund të flasim për diabetin, transmeton Telegrafi.

Simptomat më të zakonshme të diabetit janë:

▪ etje e shtuar,
▪ urinim i shpeshtë (sidomos gjatë natës),
▪ tharje e gojës,
▪ humbje e pashpjegueshme në peshë,
▪ infeksione të përsëritura,
▪ plagë të ndryshme që mezi mbyllen
▪ mpirje e duarve ose e këmbëve
▪ lodhje më tepër se zakonisht, etj.

Nëse vlerat e glicemisë kanë qenë të larta për një kohë të gjatë, personat me diabet mund të shfaqin edhe dobësi trupore, dhimbje barku, të vjella etj.

Image

Si të zvogëlohet sheqeri me metoda natyrale

Ilaçet për uljen e sheqerit në gjak merren sipas udhëzimit rigoroz të mjekut dhe atëherë nuk duhet t’i zëvendësoni kokë në vete me ilaçe popullore.

Nëse diferencat në pasqyrën e gjakut janë të ulëta, atëherë mjeku ndoshta nuk do të përshkruaj ilaçe, por do të këshillojë që sheqeri të ulet në mënyra të tjera.

Atëherë mund të përdorni receta popullore të cilat në kombinim me ushqimin dietal, rritjen e aktivitetit fizik dhe mënyrën e shëndetshme të jetës do të do të ndihmojnë që gjaku të kthehet në normale dhe të shmanget diabeti.

Pija nga majdanozi

Për përgatitje qitni në tenxhere 8 fletë majdanozi dhe qitni sipër 300 ml ujë të vluar. Pastaj lëreni të zihet 4 orë. Pini gjysmë gote 3 herë në ditë gjatë 3 ditëve dhe pastaj patjetër duhet të bëni pauzë prej 2 javësh.

Qulli i hikrrës me kefir

Merrni disa lugë hikërr, shpëlajeni mirë dhe thajeni, pastaj bluajeni. Miellin e hikrrës qiteni në një gotë kefir me pak yndyrë dhe lëreni të qëndrojë 10 – 12 orë. Pini gjysmë ore para ushqimit në mëngjes dhe në mbrëmje.

Image

Koktej nga kefiri dhe kanella

Një herë në ditë, më së miri në mëngjes, shtoni një lugë të vogël kanellë në një gotë me kefir me pak yndyrë dhe pini menjëherë. Kjo do të përmirësojë metabolizmin dhe do të ulë sheqerin.

Nëse nuk jeni tolerant ndaj produkteve të qumështit, atëherë kanellën mund ta shtoni në çaj apo në ujë të ngrohtë. Për shërim më së miri është të përdorni kanellën e cila është e pabluar (shkoptha), jo pluhur, sepse ka cilësi të lartë hipoglikemie.

Infuzioni nga fasulja e bardhë

Disa kokrra fasuleje të bardhë zini në gjysmë gote ujë. Lëreni të qëndrojë deri në mëngjes. Hani kokrrat dhe pini lëngun një orë para kafjalli. Shërimin zbatojeni një muaj e gjysmë, pastaj bëni pauzë.

Pije nga uthulla e mollës

Në një gotë ujë të nxehtë qitni një lugë uthull molle (organike) dhe pini pas ushqimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat