E dini sa sëmundje mund të shëron bananja?

Mjekësi alternative

E dini sa sëmundje mund të shëron bananja?

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Ndoshta askush nga ne nuk e dinte, por bananja është vërtet një frut i rëndësishëm në jetëgjatësinë tonë, pasi na ndihmon në luftën kundër sëmundjeve.

Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë prej bananes një “ilaç çudibërës”, i cili ka aftësinë të vrasë një gamë të gjerë virusesh, duke përfshirë Hepatitin C, gripin dhe AIDS.

Përbërësi kyç është një proteinë e gjendur tek bananja dhe që quhet Lectin, ose “BanLec”. Ky element është zbuluar përpara 5 vitesh dhe ishte konsideruar si një trajtim potencial kundër AIDS, por për shkak të efekteve anësore u konsiderua problematik.

Në një shkrim të gjatë në Daily Mail thuhet se shkënctarët kanë ripunuar një variant të ri, i cili vepron duke u lidhur me molekulat e sheqerit, të gjendura ne sipërfaqen e disa nga virueseve më vdekjekeprurëse në botë. Në momentin që ilaçi lidhet me virusin, ky i fundit shndërrohet i padëmshëm dhe mund të nxirret jashtë sistemit imunitar të turpi. Në testet e realziuar tek minjtë,  varianti i ri i BanLec, i quajtur H84T,  parandaloi ata të merrnin gripin, pa patur efekte anësore.

Një variant i ri gjithashtu po ripunohet në laborator, në kampione indesh dhe gjaku kundër AIDS, Hepatitit C dhe virozave të stinës.

Shkenctarët mendojnë se ky ilaç mund të funksionojë dhe për kurimin e sëmundjes Ebola dhe të gjitha sëmundjeve, viruest e të cilave janë të mbështjella me molekula sheqeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat