Si ta largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta, pa pilula

Mjekësi alternative

Si ta largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta, pa pilula

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 00:43
Ilustrim

Kur keni dhimbje koke dhe pilula që ju nevojitet nuk e keni afër, situata duket e pashpresë. Por, ekziston një mënyrë shkencore për të hequr qafe një dhimbje koke, përmes akupresura.

Bright Side ka treguar lidhur me këtë teknikë, e cila heq dhimbjen e kokës në mënyrë efektive dhe të shpejtë, transmeton lajmi.net.

Akupresura është një lloj masazhi, efektiviteti i së cilës konfirmohet nga studime të shumta shkencore. Për nga natyra e saj, është një formë e akupunkturës dhe refleksoterapisë, por nuk kërkon njohuri të veçanta mjekësore.

Image

Si të masazhoni pikat e akupresurës

Së pari, merrni një pozitë të rehatshme dhe relaksohuni. Masazhi nuk kërkon shumë kohë: nga 30 sekonda në 1 minutë mesatarisht.

Masazhoni një pikë me presion të lehtë ose lëvizje rrethore. Zakonisht, dhimbja e kokës zhduket gjatë masazhit ose 5-10 minuta pas tij.

Pika e syrit të tretë, ose Yintang, ndodhet midis vetullave në vendin ku pjesa e hundës kalon në ballë. Kjo pikë është gjithashtu përgjegjëse për heqjen e lodhjes së syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat