Si të zhdukni migrenën dhe dhimbjen e kokës menjëherë, në mënyrë natyrale

Mjekësi alternative

Si të zhdukni migrenën dhe dhimbjen e kokës menjëherë, në mënyrë natyrale

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:49
Ilustrim

Dhimbjet e kokës dhe migrena janë dy gjendje shëndetësore që mund të jenë shumë intensive dhe dobësuese, duke na penguar që të kryejmë aktivitetet tona të përditshme. Por para se të përdorni ilaçe e, përpiquni të lehtësoni dhimbjet e kokës në mënyrë natyrale, duke ndjekur këshillat e mëposhtme.

Ujë- Dehidrimi është një prej shkaqeve kryesore të dhimbjeve të kokës. Njerëzit me migrenë sporadike ose kronike duhet të sigurohen që të pinë mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës, për të mos pasur kriza.

Magnezi-Njerëzit që rrezikojnë më shumë të vuajnë nga migrena pothuajse gjithmonë kanë mungesë magnezi. Rritni marrjen sasisë së magnezit për të parandaluar dhimbjet e kokës. Ju mund ta bëni këtë përmes një suplementi, ose duke ngrënë ushqime të tilla si perime me gjethe jeshile, arra dhe drithëra.

Kafeina- Ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut që mund të jetë shkaku i presionit që shkakton në dhimbje koke. Nëse trupi juaj është mësuar të pijë kafe çdo ditë, kafeina nuk do të jetë e dobishme në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Vitamina B2– E pranishme te peshku, djathi dhe qumështi, kjo vitaminë mund të na ndihmojë të mbajmë larg dhimbjet e kokës dhe migrenën, shkruan noa.al. Nga ana tjetër, duhet të konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni një suplement.

Xhinxher dhe limon- Karakteristikat anti-inflamatore të xhinxherit mund të jenë shumë të dobishme kundër dhimbjeve të kokës. Bëni një çaj me xhinxher, pastaj shtoni lëngun e gjysmës së limonit. Pini dy herë në ditë dhe do të shpëtoni nga dhimbjet e kokës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat