Kështu trajtohen për koronavirus ata që kanë simptoma të lehta

Mjekësi alternative

Kështu trajtohen për koronavirus ata që kanë simptoma të lehta

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Të infektuarit me koronavirus shfaqin simptoma të ndryshme. Disa janë aq të fuqishme saqë çojnë drejt vdekjes, e disa janë shumë të lehta.

Personat që janë infektuar me koronavirus por kanë simptoma të lehta, mund të trajtohen kryesisht në shtëpi.

Ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje që ata duhet të pushojnë, ndonëse mund të ndihen të lodhur, të kenë kollë apo edhe ethe, shkruan People.

Në rastet kur të prekurit me COVID-19 kanë simptomat e buta, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i monitorojnë kujdesshëm simptomet. Trajtimi është i ngjashëm me atë të gripit sezonal. Zakonisht kanë nevojë për gjumë dhe hidratim. Duhet të pinë sa më shumë ujë.

Për t’i menaxhuar ethet, dhimbjet e kollën, mjekët rekomandojnë Tylenol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat