Lëng qepe me mjaltë: Ilaçi më i mirë kundër kollës

Mjekësi alternative

Lëng qepe me mjaltë: Ilaçi më i mirë kundër kollës

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Foto Ilustrim

Në periudhën e dimrit, virozat, gripi dhe e ftohura janë të parnishme thuajse tek çdo fëmijë dhe i rritur.

Në këtë postim do t’ju paraqesim një kurë natyrale shumë efektive në trajtimin e kollës. Mund të perdoret nga fëmijët mbi 1 vjeç deri në çdo moshë.

Gjithçka që ju duhet është gjysmë qepe e kuqe dhe një lugë mjaltë.

Kombinimi i mjaltit dhe qepës ka kohë që njihet si një ilaç natyral efektiv kundër kollitjes. Avantazhi i këtyre përbërësve natyrorë medicinalë është se mund t’i merrni në çdo kohë të vitit, dhe është shumë e mundshme t’i keni gjithmonë në  kuzhinën tuaj. Gjithashtu, gjatë përgatitjes së kurës nga këta përbërës, ju e dini se keni përdorur përbërës natyralë në krahasim me shurupet e blera apo të tjera produkte që shpesh përmbajnë konservans, ngjyra dhe aroma artificiale.

Përgatitja

Grini në blender gjysmë qepe, më pas me një napë kullojini lëngun. Lëngun e qepës e bashkoni me një lugë mjaltë. Fëmijëve jepini një lugë çaji nga lëngu në mëngjes dhe në darkë, ndërsa i rrituri mund të marrë 2-3 herë në ditë një lugë gjelle nga lëngu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat