4 efektet çudibërëse nëse vendosni gjethe lakre tek kyçet e këmbëve

Mjekësi alternative

4 efektet çudibërëse nëse vendosni gjethe lakre tek kyçet e këmbëve

Më: 11 prill 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Lakra është një ndër perimet më të ushqyeshme që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin tuaj ushqimor gjatë dimrit, por jo vetëm.

Ajo është një burim i vërtetë vitaminash, kripërash minerale, përbërësish me veti antibakteriale dhe antiinflamatore që e bëjnë një prej ilaçeve më të dobishme që mund të na ofronte nëna Natyrë.

Për shumë shekuj me radhë, ku teknologjia dhe zhvillimi i farmaceutikës nuk ishte në hapat e tanishëm, gjethet e lakrës janë përdorur për të kuruar sëmundje të natyrshme.

Mjekësia alternative i është rikthyer sërish këtyre teknikave dhe ka zbuluar rezultate me të vërtetë mbresëlënëse.

Ja çfarë ndodh nëse mbështillni pjesë të caktuara të trupit me gjethe lakre:

Artriti dhe dhimbjet reumatizmale: Sipas Earth Clinic, një ndër alternativat më të mira për të qetësuar dhimbjet e artriti dhe ato reumatizamle është duke mbështjellë kyçet e duarave, gjunjve apo këmbët me gjethe lakre. Mbështillini më pas këto zona me qese plastike ose fasha elastike dhe lërini të veprojnë gjatë gjithë ditës, rezultati do të vihet re që pas javës së parë.

Ndrydhja e kyçit të këmbës dhe dorës: Kujtdo që i ka ndodhur të ndrydhë kyçin, nuk mund ta përshkruajë dhimbjen që ndjen në ato momente. Edhe pse shpeshherë ju thuhet të vini kubeta akulli në vendin e ndryshuar, në të vërtetë duhet ta mbështillni me gjethe lakre dhe ta lini të pushojë. Më pas të ndërroni gjethet dhe të përsërisni të njëjtin veprim gjatë gjithë ditës.

Lufton infeksionet e ndryshme: Ju mund të kuroni infeksionet e ndryshme të lëkurës me gjethe lakre. Kujdes, në një rast të tillë nuk duhet të lidhni zonën e infektuar me gjethe lakre pasi lëkura ka nevojë të marrë frymë. Ndërroni gjethet çdo dy orë.

Inflamacioni i gjirit: Nëse jeni një nënë e re dhe po ushqeni foshnjën tuaj me gji, është e zakonshme që herë pas here të keni inflamacion të gjinjve. Mjekët  rekomandojnë të vendosni një fletë lakër në zonën e prekur. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe shpëlani gjoksin me ujë të ftohtë.

Ju mund të përdorni gjithashtu gjethet e lakrës kur keni dhimbje menstruale, thonj të hyrë në mish dhe fryrje të këmbëve dhe gishtave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat