4 fakte jo të vërteta mbi kancerin e qafës së mitrës që duhet të njohë çdo grua

Mjekësi alternative

4 fakte jo të vërteta mbi kancerin e qafës së mitrës që duhet të njohë çdo grua

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Kanceri i qafës së mitrës është ndër llojet e kancerit më të zakonshëm dhe incidenca e tij është duke u rritur vazhdimisht. Çdo vit, përafërsisht 570 mijë gra nga mosha 35 deri 55 vjeç diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës. Për fat të keq, nuk vihet re derisa ai përhapet në mënyrë të konsiderueshme dhe ndikon negativisht në funksionimin e organeve të tjerë, pasi nuk shfaq asnjë simptomë në fazën e hershme. 

E GABUAR: “Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje shumë e rrallë”
E SAKTË: Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i 4-t më i zakonshëm në të gjithë botën, pas kancerit të gjirit, kancerit kolorektal dhe kancerit të mushkërive. Kanceri i qafës së mitrës prek afërsisht 570 mijë gra në vit në shkallë globale.

E GABUAR: “Kanceri i qafës së mitrës nuk mund të zbulohet herët dhe nuk është një sëmundje që mund të parandalohet”
E SAKTË: Kanceri i qafës së mitrës mund të diagnostikohen herët përmes kryerjes së ekzaminimeve në intervale të rregullta; kështu, ai mund të parandalohet. Falë paptestit dhe testeve të HPV-së 90% e rasteve të kancerit të qafës së mitrës mund të zbulohen në fazën e hershme, madje edhe që në fazën paraprake të ndryshimeve qelizore. 

E GABUAR: “Qelizat jonormale në një Paptest nënkuptojnë kancer”
E SAKTË: Jo të gjitha testet anormale të identifikuara në një Pap Test nënkuptojnë kancer. Pacientet duhet të vlerësohen dhe të ndiqen për një transformim kanceroz të këtyre qelizave në të ardhmen.

E GABUAR: “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet imunizimit”
E SAKTË: Vaksina e HPV-së ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Ajo mund të aplikohet nga mosha 9 deri në 26 vjeç dhe rekomandohet si për djemtë ashtu edhe për vajzat. Sidoqoftë, vaksina aplikohet kundër disa prej llojeve të HPV-së dhe për këtë arsye, ajo nuk i përfshin të gjitha llojet e HPV-së. Prandaj, testet e kontrollit me paptest duhet të kryhen edhe nëse aplikohet vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat