Neonatologët shpjegojnë pse fëmijët shpesh favorizojnë njërin prind

Mjekësi alternative

Neonatologët shpjegojnë pse fëmijët shpesh favorizojnë njërin prind

Më: 17 prill 2022 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Siç rezultoi, nënat e bebeve janë zakonisht në radhë të parë, dhe më pas, ndërsa rriten dhe piqen, marrin parasysh të tjerët

Pse zakonisht bebet e duan më shumë nënën?

Dr. Jennifer Bragg, një neonatologe e certifikuar nga Nju- Jorku, ka thënë për “Romper” se bebet mund të fillojnë të njohin fytyrat që në disa ditë të para të jetës.

“Kur lind një bebe, ato mund të shohin rreth 20 deri në 30 centimetra para vetes, gjatë muajve të parë të jetës ato mësojnë shpejt t’i duan fytyrat e të tjerëve. Ato shfaqin prirje ndaj fytyrave të familjarëve në raport me persona të panjohur kur i mbushin shtatë muaj”, thotë ajo.

Bebet priren të duan nënën e tyre në atë fazë të hershme për arsye mjaft të dukshme – zëri i saj është ai me të cilin ato janë mësuar më shumë. Por ka edhe arsye të tjera.

Ndjesia e nuhatjes dhe e dëgjimit te bebet zhvillohen përpara shqisave të të parit dhe zakonisht mbështeten tek ato për të njohur personat e dashur.

“Shumica e bebeve zhvillojnë një prirje për nënën në dy deri në katër muajt e parë. Që nga lindja, kombinimi i shikimit, nuhatjes dhe zërit ndoshta i ndihmon bebet të dallojnë nënën e tyre nga të tjerët. Ushqyerja me gji siguron distancën e përsosur mes syve të nënës dhe bebes dhe bebeve u pëlqen të shikojnë fytyrën e nënës së tyre gjatë ushqyerjes me gji”, thotë Dr.Bragg.

Ajo shton se kështu e përjetojnë më së miri aromën dhe tingullin e zërit të nënës, të cilin e dëgjonin gjatë gjithë kohës sa ishin në bark.

Kur bebet fillojnë të preferojnë baballarët si dhe anëtarët e tjerë të familjes?

Vëmendja e fëmijës suaj mund të fillojë të endet drejt babait dhe anëtarëve të tjerë të ngushtë të familjes ndërsa ai ose ajo rritet dhe arrin të identifikojë plotësisht njerëzit rreth tij dhe fillon të shoqërohet.

“Gjatë muajve të parë të jetës, foshnjat fillojnë të komunikojnë shoqërisht. Ndërveprimet e tyre më të zakonshme me nënat zakonisht ndodhin gjatë asaj periudhe dhe pas kësaj ato krijojnë një lidhje primare me to,” thotë Dr. Bragg.
Ajo shton se fëmija është ende i lidhur me individin që më së shpeshti reagon ndaj shenjave të tij të komunikimit, si qarja apo buzëqeshja, dhe kjo mund të mos jetë gjithmonë nëna.

Si mundet që njëri prind të cilin foshnja nuk e preferon të lidhet me shumë me të?

Nëse ju ose partneri juaj vëreni se fëmija juaj ka një dashuri të madhe për prindin tjetër, ka mënyra për t’u afruar më shumë me fëmijën. Duke iu përgjigjur shenjave dhe duke e empatizuar me të, fëmija mëson të dojë dhe të kërkojë praninë e një personi që e trajton në këtë mënyrë.

“Faktori më i zakonshëm sipas të cilit foshnja zhvillon preferencat është se kush e ushqen më shumë fëmijën”, shpjegon mjekja.

Ajo shton se ndërsa fëmija fillon të ulet dhe të luajë më shumë, kjo tendencë mund të ndryshojë më shumë.

Të kalosh kohë aktive duke luajtur me një fëmijë nuk është e rëndësishme vetëm për zhvillimin e tij, por edhe për lidhjen me njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë që një prind të lidhet më shumë me një fëmijë është loja”, thekson ajo.

Edhe nëse nuk jeni aktualisht një prioritet për fëmijën tuaj, dijeni se lidhja me cilindo prej këtyre fëmijëve është e rëndësishme për zhvillimin e tyre afatgjatë.

Çelësi për një marrëdhënie të fortë është ta doni fëmijën tuaj dhe të kujdeseni plotësisht për të. Përderisa e bëni këtë, do të jeni gjithmonë në garë për pozitën numër një në zemrën e tij.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat