Një urologe tregon pse nuk është mirë që meshkujt të rrezitin pjesët intime në solarium

Mjekësi alternative

Një urologe tregon pse nuk është mirë që meshkujt të rrezitin pjesët intime në solarium

Më: 25 prill 2022 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Solariumi mund të sjellë përfitim dhe dëm për trupin

Kur prezantuesi televiziv Tucker Carlson deklaroi se meshkujt duhet të bëjnë solarium testikujt e tyre nëse duan të rrisin sasinë e testosteronit, komuniteti shkencor reagoi menjëherë. Mes tyre është edhe mjekja urologe Rena Malik, e cila ka publikuar një video sqaruese.

Urologia Rena Malik shpjegoi pse meshkujt nuk duhet të bëjnë banja dielli në pjesët intime të trupit në solarium, 

“Nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron se bërja e diellit e testikujve do të rrisë nivelet e testosteronit në çfarëdo mënyre”, tha ajo.

Është treguar se ekspozimi ndaj dritës, i ngjashëm me atë të marrë nga rrezet e diellit, rrit testosteronin kur jepet në doza nga 20 deri në 30 minuta në ditë, dy deri në tri herë në javë.

“Megjithatë, kjo vlen vetëm për lëkurën dhe nuk do të thotë se duhet të jesh lakuriq apo të ekspozosh testikujt”, ka thënë Rena.

Mjekja ka paralajmëruar burrat se nuk ka nevojë të shkojnë në solarium pa të brendshme.

“Mos shkoni në solariume për rrezitje të pjesëve intime dhe mos blini llamba të shtrenjta me dritë të kuqe për të përmirësuar nivelet e testosteronit. Në vend të kësaj, bëni stërvitje, hani shëndetshëm, bëni banja dielli gjatë ecjes, flini mirë dhe shmangni produktet që përmbajnë BPA.” Përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat