Ky është qetësuesi natyral kundër dhembjes së kyçeve

Mjekësi alternative

Ky është qetësuesi natyral kundër dhembjes së kyçeve

Më: 12 maj 2022 Në ora: 06:38
Ilustrim

Nëse vuani nga dhembja e kyçeve, ju e dini shumë mirë, sa ju pengon në aktivitetin e përditshëm.

Sipas punës që bëjmë, ndonjëherë pavarësisht nga mosha, dhembja e kyçeve shqetëson shumë nga ne. Vajzat kanë dhembje këmbësh kur qëndrojnë gjatë mbi taka, të tjerë kanë dhembje shpine, mesi, ose qafe, nga pozicioni i detyruar në punën e tyre, të tjerëve u dhembin kyçet e duarve nga puna që bëjnë. Pak janë ata që nuk e kanë provuar këtë lloj dhembjeje dhe për këtë arsye m’u duk shumë me vlerë të ndaja me ju një artikull të kryeredaktorit të një reviste amerikane që boton shkrime për mjekësinë natyrale, “Live in the Now”.

Në këtë shkrim, përshkruheshin me hollësi vetitë kuruese të kurkuminit, një përbërës që e përmban erëza e tumerikut. 

Kurkumini është një zgjidhje për problemet e kyçeve, që vjen që nga lashtësia

Kurkumin quhet pigmenti antioksidant që i jep erëzës së tumerikut ngjyrën e verdhë në portokalli. Ndërsa tumeriku është përdorur për cilësitë e tij kuruese në Azi për mijëra vjet, kurkumini në mënyrë specifike, ka fituar shumë interes kohët e fundit, aq sa shumë specialistë e quajnë “suplementi i dhjetëvjeçarit”.

Para së gjithash, kurkumini është provuar që është përbërësi më i fuqishëm për të kundërshtuar shkakun kryesor të dhembjes së kyçeve: inflamacionin. Ndryshe nga qetësuesit e përkohshëm, që merren në farmaci, pa recetë, për dhembjen e kyçeve, kurkumini mposht dhembjen dhe inflamacionin pa efekte anësore dhe pasoja të mëvonshme.

Studimet kanë treguar që kurkumini e luan rolin e tij antiinflamator duke çaktivizuar kimikatin më të fuqishëm inflamator të organizmit, Nf-kappa beta, bashkë me enzimat specifike që janë implikuar në inflamacion.

Në studimet e fundit të pacientëve me dhembje kyçesh, ata që kishin shtuar kurkumin në trajtimin ditor, raportuan ulje të dhembjes dhe rritje të lëvizjes, ndërsa grupi që nuk kishte marrë kurkumin, nuk pati përmirësim të dukshëm. Një tjetër studim gjeti gjithashtu që kurkumin bllokon rrugët e inflamacionit, duke parandaluar vërshimin e një proteine që nxit fryrjen dhe dhembjen e kyçeve.

Përveç këtyre, kurkumini njihet për ndikimin e mbi 700 geneve, mbështetur me studime që tregojnë disa përfitime për zemrën, trurin, sistemin imunitar etj.

Përfitimet e mrekullueshme në shëndet  të kurkuminit:
Lufton dhembjen dhe inflamacionin
Përforcon detoksifikimin dhe shëndetin e mëlçisë
Përforcon fleksibilitetin e kyçeve
Mbështet funksionimin e mirë të sistemit imunitar
Ndihmon funksionin e shëndetshëm të sistemit kardiovaskular                
Përmirëson sistemin e tretjes                   
Ndihmon funksionet njohëse të trurit dhe balancën e humorit
Mbështet kockat dhe shëndetin e muskujve
Rrit aftësitë e kujtesës dhe kthjelltësinë mendore
Ndihmon në humbjen natyrale në peshë

Si të përfitosh në maksimum nga kurkumini

Në shkrimin që ju përmenda, thuhet që kurkumini është i vështirë për t’u përthithur, por në një studim të vitit 1998, studiuesit zbuluan që një ekstrakt i piperit të zi, piperina, rriste dukshëm përthithjen e kurkuminit duke parandaluar shpërbërjen e tij në zorrët e holla dhe mëlçi. Në të vërtetë, studimi tregonte që një shtesë e ekstraktit të piperinës rriste me 2000%, gatishmërinë biologjike të kurkuminit për t’u përdorur nga trupi!

Kështu që, suplementet më të mira të kurkuminit janë ato që përmbajnë piperinë

Një këshillë tjetër. Gjithashtu në artikull këshillohet që të kontrollojmë ambalazhin në mënyrë që suplementi të përmbajë të paktën 75% kurkuminoide. Autori i shkrimit propozon suplementin Curcumin2K.

Ju mund të pyesni a nuk mjafton të shtojmë tumerik si erëz në ushqim për të plotësuar nevojat tona. Edhe pse është shumë mirë të përdorni tumerik si erëz në ushqim, për të gjitha vetitë e tij për shëndetin, është e pamundur që të merrni sasinë terapeutike për qetësim dhembjesh duke konsumuar thjesht tumerik. Kështu që nëse dëshironi ta përdorni si qetësues për dhembjet e kyçeve duhet ta merrni si suplement!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat