Mënyra e duhur ta mbani trupin pastër nga toksinat

Mjekësi alternative

Mënyra e duhur ta mbani trupin pastër nga toksinat

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:26
Ilustrim

Që të keni një trup të shëndetshëm ju duhet t’i kushtoni rëndësi shumë të madhe ushqimit tuaj.

Por, jo vetëm një ushqim i mirë mund të sjell një jetë të shëndetshme.

Kjo pasi juve iu nevojiten dhe shumë mënyra të tjera për të mbajtur trupin tuaj të pastër e për të larguar toksinat nga trupi.

Hapi i parë që duhet të bëni është që të konsumoni sa më shumë ujë, por jo të gjithë janë në gjendjen ta pinë atë ashtu sic është pa i shtuar disa përbërës.

Mënyra më efektive për detoksin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.

Limoni: Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Menta: Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Kastraveci: Kastraveci njiht për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin. Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Xhinxheri: Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen. Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat