Aroma e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin “halitosis” dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj.
Pavarësisht shkaqeve, të gjithë bashkohemi në një pikë kur themi se është një situatë aspak e këndshme.
Shpeshherë detyrohemi t’i shmangemi kontaktit të afërt fizik me njerëzit që na rrethojnë ose dendemi më çamçakëz ose karamele mente.
Më poshtë është një recetë natyrale do t’ju japë rezultate të kënaqshme dhe të menjëhershme.
Përbërësit:
Një lugë çaji kanellë
Një lugë çaji mjaltë i papërpunuar
Lëngu i një kokrre limoni
Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku në një enë qelqi dhe më pas mbajini në gojë për disa minuta. Më pas mund t’i gëlltisni ose t’i nxirrni. Përsëriteni këtë trajtim sa herë që ta mendoni të nevojshme, pasi nuk ju sjell asnjë efekt anësor.
Kanella dhe lëngu i limonit do të dizenfektojnë zgavrën e gojës dhe do të zhdukin bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës, ndërsa mjalti do t’ju përmirësojë shijen.