Trajtimi i dhimbjeve të kokës me fizioterapi

Mjekësi alternative

Trajtimi i dhimbjeve të kokës me fizioterapi

Më: 20 maj 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Ata që vuajnë nga dhimbja e kokës ose migrena e dinë se sa e vështirë është të përballesh me një dhimbje të fortë. Jo vetëm që ndikon tek ju, por edhe tek familjarët apo miqtë tuaj të afërt. Është e rëndësishme të bëhet një diagnozë e saktë në mënyrë që të përcaktohet trajtimi i duhur dhe menaxhimi i problemeve që vijnë si pasojë e dhimbjes së kokës. Dhimbja e kokës mund të ketë shumë shkaqe, jo vetëm migrenën. Përcaktimi i duhur i shkakut sjell dhe një trajtim më të mirë.

Llojet e ndryshme të dhimbjes së kokës – migrenës

Historikisht çdo dhimbje koke që kishte një natyrë “therëse” mendohej se përfshinte enë gjaku në kokë dhe konsiderohej “migrenë”. Dhimbjet e tjera që nuk ishin “therëse” emërtoheshin si dhimbje koke tensioni, pavarësisht se nuk kishte shenja në rritjen e tensionit në muskujt e kokës dhe ballit. Studimet e shumta kanë përmirësuar njohurinë mbi burimet e dhimbjes së kokës. Tani mendohet që mund të ketë më shumë se 300 shkaqe të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Megjithatë, shumica grupohen në tre kategoritë më poshtë: Dhimbje koke e lidhur me qafën (dhimbje cervikogjenike) Dhimbje koke tensioni Migrenë Ju mund të vuani njëkohësisht nga një, dy ose më shumë lloje të dhimbjes së kokës / migrenës. Njëri lloj mund të shkaktojë tjetrin. Për shembull, një dhimbje qafe mund të shkaktojë një rritje në tensionin muskulor, që do të rrisë presionin e gjakut (tensionin). Në këtë situatë, ju mund të vuani nga një dhimbje koke e lidhur me qafën + dhimbje koke tensioni + migrenë. Në përvojën e hasur, gjetja e burimit kryesor të dhimbjes së kokës/migrenës është çelësi i suksesit për trajtimin e problemit. Dhimbje koke primare ose sekondare.

Përveç kategorive të mësipërme, dhimbjet e kokës klasifikohen gjithashtu si primare (kryesore) dhe sekondare (dytësore). Dhimbjet e kokës primare nuk janë të lidhura me ndonjë problem tjetër dhe përfshijnë migrenë, dhimbjet e kokës të llojit të tensionit dhe dhimbje koke me zona. Dhimbjet sekondare të kokës shkaktohen prej një problemi tjetër dhe mund të përfshijnë dhimbjet pas goditjeve të menjëhershme në qafë “whiplash – si rrahje me kamzhik”, dhimbjet e kokës të lidhura me qafën, dhe dhimbjet e kokës për shkak të ndërprerjeve të medikamenteve. Me fjalë të tjera, dhimbja e kokës është një simptomë e një problemi tjetër sesa vetë pasoja.

Trajtimi për dhimbjet e kokës sekondare përfshijnë trajtimin e problemit kryesor (p.sh. vertebrat e sipërme të qafës) sesa simptomat e dhimbjes së kokës. Pyetja më e madhe që ju mund të keni është se çfarë mund të bëjë fizioterapisti për t’ju ndihmuar. Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë që të identifikoni disa nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në dhimbjen e kokës. Fizioterapisti mund t’ju drejtojë një listë me pyetje në mënyrë që të mund të bëjë klasifikimin e dhimbjes së kokës, diagnozën e problemit dhe trajtimin.

Faktorët kontribues kryesorë dhe ku fizioterapisti mund të ndihmojë me trajtimin e problemit

Çrregullime muskulore (tension të muskujve ose dobësim të muskujve) Bllokime në artikulacionet e qafës ose pjesës së sipërme të kurrizit Tërheqje muskulore Nerva të ngacmuara Artriti reumatoid Spondiliartroza Trauma të tjera në qafë (apo dëmtime) Dhimbje të artikulacionit të nofullës Qëndrimi jo korrekt Stresi Shkaqe të tjera që nuk lidhen direkt me sistemin muskulor­skeletor janë infeksione të ndryshme, probleme me veshët, hundët dhe grykën, probleme me shikimin, çrregullime hormonale, dietë jo e mirë, tension i lartë, temperaturë, dehidratimi, çrregullime të sistemit nervor etj. Për sa i përket migrenës, duhet theksuar që ky është një problem që shkakton dhimbje qendrore dhe është një çrregullim në sistemin nervor qendror, që përfshin nervat dhe enët e gjakut, të cilat shkaktojnë dhimbje dhe simptoma neurologjike me një dhimbje koke tipik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat