Metodat për eliminimin e pesticideve

Mjekësi alternative

Metodat për eliminimin e pesticideve

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:24
Ilustrim

Së bashku me frutat dhe perimet tuaja të preferuara merrni dhe një nivel të lartë të pesticideve, sidomos nëse ato janë spërkatur pak para se të vilen dhe mbetjet e kimikateve janë më të pranishme.

Por çfarë do të thotë kjo? Keni dy zgjidhje, ose të blini ushqime organike të certifikuara, ose të mësoni disa mënyra efikase se si t’i hiqni këto kimikate nga frutat dhe perimet tuaja.

Sidomos produktet e importit janë edhe më tepër të trajtuara me kimikate pasi duhet të ruajnë pamjen dhe përmbajtjen për një kohë më të gjatë si pasojë e transporteve të largëta dhe kohës së ndenjes në magazina dhe më pas në supermarkete.

Mënyrat si t’i bëni frutat dhe perimet të sigurta për konsum

Rroftë uthulla

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lirë për t’i shporrur ato kimikate. Tresni uthull të bardhë në ujë dhe me të, shpëlani produktet. Ekspertët këshillojnë që t’i zhysni frutat dhe perimet në një enë, ku të ketë 10% uthull dhe 90% ujë për 15 deri në 20 minuta. Pasi t’i hiqni do të vini re se uji i mbetur në enë është i ndotur madje mund të përmbajë dhe një pjesë veshtullore. Më pas shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe shijoni ushqimin tuaj të freskët. Kjo metodë nuk këshillohet të përdoret në fruta delikate, si manaferrat, pasi kanë një lëkurë me pore dhe mund të thithin shumë uthull. Ndërkohë që me disa lloje të tjera frutash, mund të ngelet pak aroma e uthullës. Nëse dëshironi mund të përdorni edhe lëng limoni.

Pak kripë dhe mrekullia u bë

Uji me kripë është një zgjidhje tjetër për të larë frutat dhe perimet. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të hequr pjesën më të madhe të pesticideve që ndodhen në sipërfaqe të produktit. Besojeni ose jo, me ilaç enësh Edhe pse janë të shumtë ata që nuk besojnë tek kjo metodë, ilaçi i enëve mund të përdoret për të larë frutat dhe perimet. Përdorni vetëm pak detergjent për të larë lakrën dhe sallatën. Më pas shpëlajini mirë për të hequr shkumën. Mos i lani me detergjent frutat dhe perimet pasi t’i keni prerë.

Sodë buke

Vendosini perimet në një enë me ujë dhe vendosni tre deri në katër lugë me sodë buke. Lërini për disa minuta dhe më pas shpëlajini mirë në ujë të bollshëm. Soda e bukës mund të përdoret shumë mirë edhe për të pastruar frigoriferin për të hequr erën e keqe. Nëse bëhet siç duhet, larja me ujë të ftohtë është në gjendje të heqë 70% deri në 80% të pesticideve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat