Këtë vit fillojnë përpjekjet e para për të risjellë njerëzit në jetë

Mjekësi alternative

Këtë vit fillojnë përpjekjet e para për të risjellë njerëzit në jetë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Përpjekjet e para për të sjellë njerëzit nga vdekja mesa duket janë planifikuar që të nisin gjatë këtij viti.

Një kompani me seli në Filadelfia, “Bioquar” ka njoftuar se në fund të vitit 2016, ata besojnë se vdekja e trurit nuk është e “pakthyeshme”.

Ndërsa tani,themeluesi i kësaj kompanie Ira Pastorka thënë se së shpejti do të testojnë një metodë të panjohur te qelizat e trurit, te disa pacientë në Amerikës Latine, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

“Daily Mail” shkruan se Pastor ka shtuar se detajet e këtij testimi do të bëhen të ditura në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu thuhet se që një njeri të shpallet zyrtarisht i vdekur duhet që truri të ketë humbur funksionin e tij në mënyrë të pakthyeshme ose ndryshe “vdekja e trurit”.

Sipas themeluesi i “Bioquark” ka thënë se kompania e tij ka zhvilluar një seri injeksionesh, të cilat mund të sjellin trurin në jetë dhe kanë në plan që të testojnë tek njerëzit këtë vit. Dhe nuk do ta testojnë tek kafshët.

“Fillimisht, Pastor dhe bashkëpunëtori i tij Himanshu Bansal, një kirurg ortopedik, planifikuan të kryejnë testet e para në Indi. Disa ditë pasi ata publikuan ambicien e tyre, plani u bllokua nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, duke i bërë thirrje që ti bënin sprovat e tyre diku tjetër”, shkruan “Daily Mail”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat