Efekti i vajit të farave të rrushit për shëndetin

Mjekësi alternative

Efekti i vajit të farave të rrushit për shëndetin

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 06:23
Vaji i farave të rrushit është produkt natyral i cili përmban disa lëndë ushqyese.

Vaji i farave të rrushit është një produkt natyral i cili përmban disa lëndë ushqyese që mund ta na oforjnë shumë përfitime shëndetsore.

Veç përdorimit të jashtë për lëkurën apo flokët, vaji i farave të rrushit mund të përdoret për problemet e mëposhtme:

1. Përmban acide yndyrore si omega-6, të cilat sipas Shoqata Amerikane të Zemrës janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës, pasi parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Vaji është gjithashtu i pasur me vitaminë E një lloj antioksidanti që mund të mbrojë qelizat kundër radikalëve të lirë. Gjithashtu dihet se kjo vitaminë kontribuon në luftimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

3. E njëjta vitaminë e përmendur më lartë forcon sistemin imunitar.

4. Shumë produkte bukurie kanë si përbërës bazë vajin e rrushit. Kombinimi i vitaminës E dhe omega 5. mund të eleminojë radikalët e lirë në trup dhe në lëkurë. Kjo ndihmon në luftimin e thatësirës së lëkurës, njollave dhe shenjave të tjera të plakjes.

6. Vaji i farave të rrushit ka shumë përdorime bukurie, duke përfshirë zvogëlimin e poreve, shërimin e akneve dhe hidratimin e lëkurës. Përdoret edhe për të trajtuar mykun e thonjve, së bashku me vajin e pemës së çajit.Ky vaj nuk do të bllokojë poret, duke e bërë atë një produkt të shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës.

7. Ky vaj përdoret gjithashtu për flokët dhe lëkurën e kokës, veçanërisht ato me zbokth. Vaji i farave të rrushit është shumë i lehtë sesa ai i kokosit apo vajit të ullirit, kështu që nuk do jua krjijojë atë ndjesinë e yndyrës.

Vaji i farave të rrushit është një produkt natyral, por mund të shkaktojë reaksion alergjik. Ju duhet të ndaloni përdorimin nëse keni skuqjeose kruajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat