Ja si të bëni një gjumë të qetë edhe në netët më të nxehta!

Mjekësi alternative

Ja si të bëni një gjumë të qetë edhe në netët më të nxehta!

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Erdhi stina më e dëshiruar e vitit, por… si mund të flini me gjithë këtë vapë? Temperaturat sa vijnë e rriten dhe ndonjëherë ju duket e pamundur se do t’ju zërë gjumi.

Sapo shtriheni në shtrat, ndjeni se po djersiteni, rrotulloheni nga të gjitha anët dhe përfundoni me sytë hapur deri vonë.

Ne ju sjellim disa truke të vogla se si të gjeni rehat e të pushoni edhe në ditët më të nxehta, ndiqni hap pas hapi këshillat tona e do të na falenderoni!

Mbani parasysh që të keni pirë sasinë e nevojshme të lëngjeve gjatë ditës, që të jeni të hidratuar.

Konsumoni vetëm ushqime të lehta e të freskëta përpara gjumit dhe mundohuni të shmangni kafenë apo alkoolin. Në të kundërt, nëse nuk realizohet procesi i tretjes, do të keni mungesë gjumi.

Vishni pizhama të lehta, nuk është aspak një ide e mirë të flini nudo. Ju këshillojmë një veshje të pambuktë e cila është e butë për lëkurën si dhe ju lejon të merrni frymë lirisht.

Flini në një dhomë me ajër të freskët. Mund të ndizni paraprakisht kondicionerin apo ventilatorin, ose edhe të hapni pak dritaren, por mos e ekzagjeroni derisa t’ju duket se jeni ne Polin e Veriut.

Fikni gjithë pajisjet elektronike. Kjo vlen jo vetëm për të kursyer energji, por edhe për të ulur nxehtësinë në shtëpi.

Mos e teproni me ushtrimet fizike. Sigurisht që stërvitja i bën mirë organizmit në verë, por nuk duhet ta teproni. Adrenalina e tepërt ju lë pa gjumë. Mundohuni të stërviteni tre orë para gjumit.

Bëj një dush… të ngrohtë. Po, po, të ngrohtë. Ndihmon lëkurën të mos djersisë. Do të flini si një engjëll!

Shpëlahuni me ujë të ngrohtë. Nëse nuk zgjidhni të bëni dushin, atëherë shpëlani me ujë të ngrohtë fytyrën, qafën dhe sqetullat. Këto janë vende delikate të cilat do ju ndihmojnë të ndiheni më të freskët.

Ndiqini këto këshilla përpara gjumit, do të arrini të pushoni dhe të nesërmen do të jeni plot me energji!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat