Shëroni infeksionin e veshit duke përdorur lëngun e limonit

Mjekësi alternative

Shëroni infeksionin e veshit duke përdorur lëngun e limonit

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 18:25
Ilustrim

Infeksionet e veshit janë të zakonshme, veçanërisht te fëmijët. Shkaku kryesor i shfaqjes së tyre lidhet me praninë e baktereve. Lagështia e madhe në vesh poashtu është një faktor tjetër ndikues.

Simptoma kryesore me të cilën shoqërohen këto infeksione është dhimbja. Më pas fillon shfaqja e etheve, humbja e ekuilibrit dhe probleme me dëgjimin.

Kjo është më pas edhe pjesa më e rrezikshme, sepse mund të ndodhë që infeksioni të prekë sistemin e dëgjimit . Trajtimet e infeksioneve të veshit përfshijnë kryesisht antibiotikët. Por, ato shpesh shoqërohen me efekte anësore.

Kështu, për të shmangur shqetësime të tjera shëndetësore, është më e këshillueshme të përdorni trajtime natyrale në kushte shtëpie.

Mund t’ju ndodhë që të keni dhimbje gjatë natës dhe e keni të pamundur të shkoni te mjeku për të bërë vizitë. Në këto kushte mjafton të vendosni disa pika lëng limoni në vesh. Vetëm pas pak minutash do të ndjeni shumë më pak dhimbje dhe kjo do të parandalojë gjithashtu zhvillimin e infeksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat