Çka duhet të hani kur keni probleme me kapsllëkun?

Mjekësi alternative

Çka duhet të hani kur keni probleme me kapsllëkun?

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Kapsllëku është një nga problemet më të zakonshme gastrointestinale. Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër.

Uji dhe ushqimet e pasura me fibra janë më të rëndësishmit që parandalojnë kapsllëkun. Uji duhet të konsumohet gjatë gjithë ditës për të zbutur jashtëqitjen, kështu mund të dalë më lehtë. Fibrat gjithashtu janë të rëndësishme për të shtyrë ushqimet nëpërmjet traktit intestinal.

Ja cilat janë ushqimet më të pasura në fibra që ndihmojnë në jashtëqitje të menjëhershme:

Brokoli

Brokoli futet në listën e super ushqimeve, pasi është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai është një burim i mirë i vitaminave, proteinave dhe fibrave. Brokoli parandalon dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe lloje të ndryshme kanceri. Konsumi i tij është gjithashtu i rëndësishëm për tretjen. Shtoni një gotë me brokoli të gatuar në drekë ose për darkë për të marrë 5 ½ gramë fibra shtesë.

Bollguri

Bollguri është i pasur në fibra të tretshme, që ndihmojnë në kalimin e ushqimeve nëpërmjet zorrëve dhe jashtëqitje të menjëhershme.

Spinaqi

Një gotë me spinaq siguron 4 gramë fibra, dhe përmban magnez, një mineral që mund të ndihmojë në jashtëqitje. Magnezi gjendet shpesh në laksativë, megjithatë është i pranishëm edhe në ushqime të ndryshme, dhe këto të dytat janë më të sigurta për njerëzit.

Frutat e thata

Përfshini çdo ditë në dietë një grusht me fistikë, arra, bajame ose kikirikë. Ato janë një burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, megjithatë nuk mungojnë as fibrat. Një gotë e vetme me bajame do t’ju sigurojë 9 gramë fibra.

Fara liri

Farat e lirit janë një mënyrë e mirë për të shtuar më shumë fibra në dietë. Dy lugë gjelle me fara liri shtojnë 4 gramë fibra.

Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet

Këto janë gjithmonë në listën e superushqimeve për shkak të përmbajtjes së lartë në antioksidues dhe lëndëve të tjera ushqyese. Gjysmë gote me boronica ose luleshtrydhe përmban 4 gramë fibra.

Dardha

Dardhat gjithashtu janë të pasura në antioksidues dhe vitamina. Ato janë një nga frutat më fibroze, prandaj shtimi i tyre në dietë është një mënyrë tjetër e lehtës për të lehtësuar tretjen dhe jashtëqitjen. Një dardhë e madhësisë mesatare ju siguron 5 gramë e gjysmë fibra.

Molla

Në këtë rast, ‘një mollë në ditë’ është akoma një këshillë e artë. Një mollë e vogël së bashku me lëkurës përmban 3.6 gramë fibra. Lëkura shumë frutave përmban fibra të tretshëm, që veprojnë si laksativë natyralë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat