Gratë që e kanë mitrën e anuar, duhet ta lexojnë këtë gjithsesi

Mjekësi alternative

Gratë që e kanë mitrën e anuar, duhet ta lexojnë këtë gjithsesi

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

A e bën më të vështirë mbetjen shtatzënë mitra e anuar?

Jo. Aftësia e spermatozoideve për të kaluar përmes mitrës ka të bëjë me aftësinë e tyre për të notuar, konsistencën e mukozës cervikale kur lirohet sperma, dhe faktorët tjerë.

Në fakt, mitra e anuar është një variacion normal anatomik, sikurse ngjyra e syve apo flokëve. Te pjesa dërrmuese e grave, mitra është e drejtuar përpara kah fshikëza, por te disa gra mitra është e drejtuar prapa, drejt shpinës.

Kjo gjendje mund të shkaktohet nga endometrioza apo sëmundja inflamatore e pelvikut. Janë këto gjendje – dhe jo këndi i vet mitrës – që e vështirësojnë arritjen e shtatzënisë. Këto sëmundje mund të shkaktojnë mbresa që e bëjnë më të vështirë që veza të kalojë përmes tubave fallopian për t’u bashkuar me farën.

Nëse keni dhimbje gjatë aktit seksual apo cikle mensturale me dhimbje, gjinekologu juaj mund ta bëjë një ekzaminim për të përcaktuar nëse sëmundjet e lartcekura janë duke e shkaktuar dhimbjen. Pozita e mitrës suaj nuk shkakton dhimbje dhe nuk ka nevojë të trajtohet mitra e anuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat